image Vuçiq bisedon në telefon me Putinin: Do ta ndjekim rrugën evropiane, duke ruajtur marrëdhëniet me Rusinë

Rajon

Vuçiq bisedon në telefon me Putinin: Do ta ndjekim rrugën evropiane, duke ruajtur marrëdhëniet me Rusinë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Putin e uroi Vuçiqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Serbi, si dhe për fitoren e SNS-së në zgjedhjet parlamentare.

Sipas shërbimit për shtyp të presidentit të Serbisë, Putin shprehu besimin se të dy vendet do të ruajnë marrëdhënie vërtet miqësore, raporton b92.

Sipas deklaratës, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikën e rrugës europiane, duke ruajtur marrëdhëniet e sinqerta dhe tradicionale miqësore me Federatën Ruse.

Një temë e pashmangshme ishte situata në Ukrainë, gjegjësisht agresioni rus ndaj këtij vendi.

“Putin e informoi Vuçiqin për ngjarjet në Ukrainë dhe arsyet pse Rusia u udhëhoq nga, siç tha presidenti Putin, operacioni në Ukrainë dhe presidenti Vuçiq iu referua qëndrimeve tashmë të njohura të Presidentit Putin dhe konkluzioneve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Shpresoj se konflikti në Ukrainë do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë, raportojnë mediat serbe.

/GazetaSinjali/