image Vuçiq: 60 ditëshi që ia përmenda senatorit Murphy nuk ka të bëjë me sanksionet kundër Rusisë

Rajon

Vuçiq: 60 ditëshi që ia përmenda senatorit Murphy nuk ka të bëjë me sanksionet kundër Rusisë

news image

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se afati 60 ditësh që ia ka përmendur senatorit amerikan Chris Murphy si afat kohor s’ka të bëjë me sanksionet kundër Rusisë. Këto komente ai i bëri gjatë demonstrimit ushtarak në Batajnicë të pajisjeve ushtarake raketore të reja të blera nga Kina.

Sipas Vuçiqit tema e bisedimeve ka qenë për një projekt të caktuar pa dhënë detaje se për çfarë saktësisht.

Mendoj se do të ishit më të lumturit nëse do të vendosja sanksione ndaj Rusisë, sepse të gjithë ata që keni mbështetur, ju dhe pronari juaj, e dëshironi këtë“, tha Vuçiq.

Vuçiq foli edhe për ftesën që i ka bërë kancelari gjerman Scholz duke thënë se s’pret asgjë në bisedimet me Kosovën, shkruan N1.

Nga takimi me kancelarin Scholz pres që të dëgjoj komente për sjelljen e Serbisë dhe të kem mundësi të them qëndrimin e Serbisë dhe sa i përket Kosovës situata nuk është e mirë në këtë aspekt. Nuk kemi asgjë të mirë të presim në bisedimet për Kosovën, sepse as që flasim për këtë, jo me vullnetin tonë“, ka thënë Vuçiq.

Senatori amerikan Chris Murphy që vizitoi Beogradin para dy javësh së bashku me dy senatorë të tjerë, ka dhënë disa detaje në bisedimet me Vuçiqin, të cilin e ka pyetur se a do t’i vendosë sanksione Rusisë.

Në rregull, Aleksander, duam të dimë, a do të qëndroni me shtetet demokratike dhe të sanksiononi atë apo do të vazhdoni të luani me dy anët“, i ka thënë Murphy.

Ai thotë se pyetja e thelloi bisedën që zgjati një orë mes tyre mbi historinë e Serbisë me Rusinë dhe shprehjen e famshme se Serbia ulet në dy karrige edhe me Rusinë edhe me Bashkimin Evropian.

Pas bisedës Vuçiq i thotë senatorit demokrat që ta thërrasë pas 60 ditëve dhe ta shohë se a e ka bërë atë që i ka thënë.

“Më thirr pas 60 ditëve. Shiko pastaj se a e kam bërë atë që po ta them se do ta bëj”, ka thënë Vuçiq në fund të takimit me senatorët.

/GazetaSinjali/