image Vuçiq: Na pret një situatë tejet e komplikuar pas 21 nëntorit

Politikë

Vuçiq: Na pret një situatë tejet e komplikuar pas 21 nëntorit

news image

“Nuk ka më fshehtësi, Kurti ka mbështetjen e Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke folur për mediat serbe në Paris ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.

Vuçiq tha se pas bisedës me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe ndërmjetësin evropian për dialog, Miroslav Lajçak, këto dy të fundit “nuk janë hiç optimist” pas takimit me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin, rreth çështjes së vendimit për targat.

“Na pret një situatë tejet e komplikuar pas 21 nëntorit”, tha Vuçiq për afatin kur përfundon lëshimi i fletqortimeve dhe nisja e gjobitjeve për veturat me targa KM. Presidenti serb tha se “Kurti po dëshiron të dëbojë serbët me veprimet e tij të njëanshme”.

“Nuk ka më fshehtësi. Brenda BE-së janë gjermanët dhe jashtë BE-së Britania e Madhe që e mbështesin Kosovën”.

“Borell dhe Lajçak më treguan për bisedën me Kurtin dhe nuk ishin aspak optimistë. Është e vështirë të gjenden propozime racionale, ju e dini kush ka faj, dhe ai ka mbështetjen e të fuqishmëve. Ai mund të bëjë ç’të dojë por gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë Aleksandar Vuçiç, raportoi “Novosti”.

Mes tjerash ai e quajti “lajm të mirë” që shkëmbimi komunikativ mes Serbisë dhe Francës po rritet.

/GazetaSinjali/