Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se EuroPride do të shtyhet ose anulohet. Vuçiq theksoi se nuk është i lumtur për këtë, por se situata është e tillë tani, para së gjithash për shkak të situatës në Kosovë.
“Parada e Krenarisë në shtator do të shtyhet ose anulohet. Këtë e them sepse nuk mundemi në këtë moment kur kemi Open Ballkan dhe një krizë që do të zgjasë të paktën deri më 31 tetor”, tha ai.
Ai shtoi se për momentin nuk kemi ku të lëvizim, nuk do të pranojmë targa, as nuk do ta pranojmë reciprocitetin me dokumente, shkruan Euronews Serbia.
“Po shkojmë në një krizë më të madhe, kemi shumë probleme, nuk do të flas se sa gënjeshtra janë thënë atje, si do të sulmojnë kishat e manastiret, si do të shkatërrojnë moralin tonë të madh”, tha ai.
Sipas Vuçiq ka shumë njerëz që sinqerisht besojnë se kjo është një e keqe e madhe dhe se do t’i kërcënojë.
“Ne në këtë mënyrë cenojmë të drejtat e pakicës dhe ky është një problem, por ne kemi një problem këtu, jemi nën presion si vend, nuk është çështje nëse janë më të fortë apo jo, thjesht nuk mund të arrish gjithçka menjëherë”, tha Vuçiq.