Gjatë një sulmi me dron pranë qytetit Suluk në Siri, ushtria amerikane njoftoi se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Al-Qaeda-së.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Ushtrisë, John Rigsbee, tha së udhëheqësi i vrarë është Abdul Hamid al-Matar.
“Largimi i këtij lideri të lartë të Al-Qaida-së do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer më tej sulme globale që kërcënojnë qytetarët amerikanë, partnerët tanë dhe civilët e pafajshëm”, tha Rigsbee.
Një post i SHBA-së në Sirinë jugore u sulmua dy ditë më parë, por në deklaratë nuk thuhet nëse sulmi me dron është kryer si hakmarrje, raporton DW.
Në shtator, një tjetër komandant i Al-Qaida-së, Salim Abu-Ahmad, u vra në një sulm ajror në Idlib në provincën veriperëndimore.
“Al-Qaida vazhdon të paraqesë një kërcënim për Amerikën dhe aleatët tanë. Al-Qaida përdor Sirinë si një strehë të sigurt për të rindërtuar, për të koordinuar me degët e jashtme dhe për të planifikuar operacione të jashtme”, thuhet në deklaratë. /GazetaSinjali/