image Vritet një shqiptar në Athinë

Siguri

Vritet një shqiptar në Athinë

news image

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në një lokal në lagjen Sepolia të Athinës duke lënë të vdekur një shqiptar.

Një 32-vjeçar shqiptar, Aris Papas ka mbetur i vdekur. Ai është qëlluar në kokë me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i krimit ka mundur të ikë nga vendngjarja me taksi, njofton topchannel.

Por viktimës i ishte bërë atentat edhe më parë, më 26 shkurt dhe skema duhet e ngjashme me të sotmen.

Çfarë ndodhi më 26 shkurt?

Fillimisht palët janë konfliktuar verbalisht dhe në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe e qëlloi Aris Papasin në këmbë. Në panik autorët hipën në një taksi dhe pasi përshkuan rreth 1 km, e braktisën atë jashtë stacionit qendror të trenit në Athinë, duke lënë brenda edhe armën e krimit.

Ai u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dhjetëra forca të rendit mbërritën brenda pak minutave në vendngjarje.

Dyshohet se sherri mes palëve ishte për pazare të prishura të drogës, pasi Papas është arrestuar disa herë për krime të lidhura me trafikun e drogës dhe vjedhjeve./Gazeta Sinjali/