Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në Godanc të Shtimës.
Kjo pasi, disa persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një shtëpi dhe kur janë zënë nga pronarët e shtëpisë, gjatë ndjekjes së tyre, njëri nga të dyshuarit ka goditur me mjete të forta grabitësin duke i shkaktuar lëndime vdekje prurëse.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Ferizajt.
Ende nuk dihet identiteti i grabitësit të vrarë, ndërsa të tjerë që ishin më të, kanë arritur të arratisën.
Policia ka mbledhur dëshmi dhe është duke bërë hetimet e nevojshme përkitazi me rastin./Sinjali/