Një person ka vdekur sot pasi u plagos nga familjari i tij në fshatin Sopniq të Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, Policia e Kosovës dhe kanë dhënë detaje për ngjarjen.
Sipas Policisë, personi i arrestuar, e kishte plagosur viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Por përkundër përpjekjeve të mjekëve të spitalit të Gjakovës, viktima ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 21:00, në fshatin Sopniq KK Rahovec ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima, në gjendje të rëndë është dërguar në Spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.