Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Pejës, sot rreth orës 15 e 35 minuta, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale në Pejë.
Gashi ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën Gjin Gazulli në këtë qytet.
“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, thuhet në përgjigjen e Gashit.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për këtë rast. /Gazeta Sinjali/