image Vritet një amerikan në Ukrainë, luftonte kundër rusëve

Botë

Vritet një amerikan në Ukrainë, luftonte kundër rusëve

news image

Një shtetas amerikan, i cili sipas mediave të huaja po luftonte në anën e ukrainasve, është vrarë së fundmi në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i Departamentit të Shtetit, duke theksuar se autoritetet janë në kontakt me familjen e tij dhe po i ofrojnë ndihmë konsullore.

“Ne përsërisim edhe një herë se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë për shkak të konfliktit të armatosur dhe shënjestrimin e qytetarëve amerikanë në Ukrainë nga zyrtarët e qeverisë ruse”, tha ai.

“Qytetarët amerikanë në Ukrainë duhet të largohen menjëherë nëse është e sigurt për ta bërë këtë, duke përdorur çdo mjet transporti komercial ose privat në dispozicion”, shtoi zëdhënësi.

/GazetaSinjali/