image Vritet një 30-vjeçar në Podujevë

Siguri

Vritet një 30-vjeçar në Podujevë

news image

M.K., 30-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri sot rreth orës 16:00, në fshatin Pakashticë të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Rajonit të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari, F.B., 34-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes, Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç.”

“Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se hetuesit policorë janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./GazetaSinjali/