Një qytetar është vrarë sonte në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se viktima po kërkohej që një kohë nga policia dhe për të njëjtin ishte lëshuar urdhër-arrest, së paku dy herë.
Tutje, burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se policia ishte informuar se i dyshuari mund të paraqiste rrezik gjatë arrestimit, pasi ishte shprehur kundër arrestimit dhe dyshohej se posedonte edhe armë zjarri.
Me rastin e ndërhyrjes së policisë, dyshohet se viktima i ka rezistuar arrestimit dhe për pasojë policia është detyruar të përdorë forcë, përfshirë edhe armën e zjarrit.
Nga përdorimi i armës së zjarrit, viktima fillimisht është plagosur dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë, merr vesh Gazeta Sinjali.
Shumë shpejt detaje të reja nga ky rast. /Gazeta Sinjali/