Feriz Bardhi, është 40 vjeçari që është vrarë në lagjen 18 në qytetin e Durrësit mesditën e sotme, ngjarje kjo e cila shkaktuar shumë panik.
Bardhi ka ndërruar jetë në sallën e operacionit pasi nuk i mbijetoi plagëve të mara.
Sipas mediave, Feriz Bardhi, i lindur më 1979, nuk është një emër i panjohur.
Në vitin 2012 Feriz Bardhi është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, për shkak se së bashku me një shtetas tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër, dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u cilësuar nga policia italiane si korrierë të drogës.