image Vritet me plumb në kokë kampioni i tetëfishtë i botës në Jiu Jitsu

Sporte të tjera

Vritet me plumb në kokë kampioni i tetëfishtë i botës në Jiu Jitsu

news image

Kampioni i tetëfishtë në sportin e Jiu Jitsu, Leandro Lo është vrarë me plumb në kokë.

Ai raportohet se u qëllua me armë zjarri nga një person me të cilin kishte debatuar gjatë një feste në Sao Paulo.

Njoftimi u bë nga Konfederata Braziliane e Sporteve Jiu-Jitsu (CBJJE).

Sipas raportimit të mediave vrasja ka ndodhur dje, në zonën jugore të Sao Paulos, ku sportisti kishte shkuar me miqtë për të shijuar prezantimin e një grupi muzikor të njohur në një festë.

/GazetaSinjaliSport/