image Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit

Basketboll

Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit

news image

Ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, amerikani Kinu Rochford, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në Harlem të Nju Jorkut.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në fushën e basketbollit “Kingdome”, ku Rochford dyshohet se u përfshi në një konflikt me një person tjetër. Më pas, ai u qëllua në kokë.

Basketbollisti u dërgua me urgjencë në spitalin Mount Sinai Morningside, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/