image Vriten dy persona nga të shtënat me armë në Bruksel

Botë

Vriten dy persona nga të shtënat me armë në Bruksel

news image

Dy persona janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.

Mediat lokale publikuar video ku shihet një burrë duke shtënë disa herë me një armë të gjatë afër një stacioni. Transmetuesit belgë raportuan se viktimat janë suedezë.

Ekipi kombëtar i Belgjikës është duke luajtur sonte kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, ka thënë se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen.

Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit me armë zjarri.

Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.

/GazetaSinjali/