Dy fëmijë janë vrarë pasi ishin zënë duke kryer nevojat personale në hapsirë publike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi dhe raportohet se fëmijët u vranë nga dy burra.
Roshni 12-vjeçar dhe Avinash 10-vjeçar, u sulmuan të mërkurën teksa po kryenin nevojat personale pranë një rruge fshati.
Familjarët e fëmijëve thanë për BBC se nuk kanë tualet në shtëpi.
Miliona indianë të varfër kryejnë nevojat personale në ambient të hapur, gjë që i vë në rrezik veçanërisht gratë dhe fëmijët.
Shefi i policisë tha se fëmijët u rrahën për vdekje me shkopinj./Gazeta Sinjali/