Një pensionist priti 50 vjet për t’u hakmarrë ndaj një ish shoku të klasës i cili e kishte ngacmuar gjatë kohës kur ishin në shkollë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Tajlandë gjatë një feste ribashkimi të klasës ku ishte vrasësi dhe viktima.
Thanapat Anakesri i cili shkrepi armën u përball me Suthat Kosayamat për të cilin tha se e ka ngacmuar.
Anakseri fillimisht i kishte thënë të ndjerit Suthat që t’i kërkonte falje, por ky kishte refuzuar. Më pas kishte gjuajtur me armë dhe ishte larguar me shpejtësi.
Shokët e tjerë të klasës thanë se nuk mbanin mend të ketë pasur probleme mes dy 69-vjeçarëve.
Policia tashmë është vënë në kërkim të Thanapat Anakesrit i cili besohet se nuk është larguar shumë zonës ku u mbajt festa që u shndërrua në tragjedi.