image Vrau tezakun, Gjykata e Gjakovës e dënon me 20 vite e 6 muaj burgim

Drejtësi

Vrau tezakun, Gjykata e Gjakovës e dënon me 20 vite e 6 muaj burgim

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.P, shtetas i Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për dy vepra penale vrasja dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Drilon Haraçia – pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 20 vjet e 6 muaj, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas aktakuzës i pandehuri D.P, akuzohet se me 24 prill 2020 rreth orës 19:00 në fshatin Nec, Komuna e Gjakovës, me dashje e ka privuar nga jeta tezakun e tij, tani të ndjerin D.Gj.

Rasti ka ndodhur si shkak i një fjalosjeje të po asaj dite lidhur me kthimin e veturës së të pandehurit, me tu kthyer në shtëpi viktima, menjëherë fillon fjalosja më të pandehurin, nenën dhe valluan e tij, i pandehuri i bërtet duke i thënë që mos ti bërtet gjyshes dhe nënës, vërsulen në drejtim të njëri-tjetrit.

Sipas aktakuzës fjalosja dhe shtyrja mes tyre vazhdon ku i pandehuri merr një thikë vërsulet në drejtim të viktimës, e viktima nxjerr armën. Ndërhyn nëna e të pandehurit ja largon armën dhe me pas i fut dy djemtë e saj në dhomë dhe i mbyll derën me çelës dhe thërret në telefon A. – nënën e viktimës.

Në aktakuzë thuhet më tej se pas bisedës telefonike më nënën viktima shkon lartë merr rrobat i vendosë në veturë, kthehet prapë për të marr diçka dhe gjatë daljes në korridor fillon prapë fjalosja me nënën e të pandehurit-K.

Sipas aktakuzës në këto momente i pandehuri mbi orman merr një pushkë gjuetie, nga kutia e municionit merr fishekët dhe i vendos në pushkë, del përmes dritares në oborr e ku vazhdon më të shpejtë duke i kaluar dy anë të shtëpisë deri tek vendi ku ndodhej viktima. Në oborr tek këndi i shtëpisë kah pjesa ballore, e në një distancë prej 2-3 metra shtënë një herë në drejtim të tij pikërisht në anën e djathtë te gjoksit.

Në aktakuzë thuhet se si pasojë e kësaj të shtëne viktima bie për tokë, derisa në spital dërgohet pa shenja jete ku është bërë edhe konstatimi i vdekjes së tij, njofton Gjykata. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

GazetaSinjali/