image Burri që vrau dy motrat: Kam fëmijë me Zhanetën, gruaja ime e dinte

Shqipëri

Burri që vrau dy motrat: Kam fëmijë me Zhanetën, gruaja ime e dinte

news image

Përparim Ademi i cili dyshohet se ekzekutoi dy motra, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi ka dalë sot para gjykatës.

Trupi gjykues vendosi për masën e sigurisë “arrest në burg”.

Krimi i dyfishtë ndodhi në banesë, ku Ademi vrau me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. E gjithë ngjarja është parë nga fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.

Përpara grupit të hetuesve Ademi është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të vrasë motrat, por në debat e sipër ata e kanë ofenduar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Ai ka pohuar se bashkëshortja e tij i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat me qëllim që të mos prishte familjen. Madje mediat në Shqipëri pohojnë se me dy motrat dhe bashkëshorten e tij kishin bërë udhëtime në Greqi dhe Pogradec.

Gjatë javëve të fundit, sipas 51-vjeçarit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër./Gazeta Sinjali/