image Vrasjet e grave çojnë në këmbë vendin, sot protestë në Prishtinë

Sociale

Vrasjet e grave çojnë në këmbë vendin, sot protestë në Prishtinë

news image

Vrasja mbrëmë e një gruaje shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së ka tronditur të gjithë opinionin në Kosovë dhe më gjerë.

Dyshohet se viktima, Hamide Magashi, u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

E lidhur me këtë akt tragjik ka pasur reagime të shumta.

Ndërkaq sot në Prishtinë do të protestohet kundër vrasjes së grave.

Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Një rast tjetër tragjik ndodhi javën e kaluar po në Prishtinë, ku mësimdhënësja e shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dardania’ në kryeqytet, Sadije Godeni, 63-vjeçare, dyshohet se u vra mizorisht me sëpatë derisa ishte në gjumë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/