image Vrasje në tentativë në Podujevë: Një person shtiu me armë zjarri në një shtëpi, Policia nis hetimet

Siguri

Vrasje në tentativë në Podujevë: Një person shtiu me armë zjarri në një shtëpi, Policia nis hetimet

news image

Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri negative në vendin tonë, pasi vazhdimisht hasen persona të cilët mbajnë me vete armë ilegale. Për pasojë, shumë shpesh ndodh që të ketë pasoja në njerëz, duke shtënë në drejtim të personave tjerë, apo duke plagosur veten aksidentalisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur sot në fshatin Sveçël të Podujevës, ku një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se viktima 27-vjeçar duke u përballur me situatën, ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Gjatë deklaratës së dhënë në stacionin policor, viktima ka deklaruar se dyshon te disa persona me të cilët ka pasur probleme më parë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/