image Vrasje në tentativë në Pejë: Pesë persona me ‘stupca’ dhe kallash sulmojnë babë e bir, 20-vjeçari dërgohet me urgjencë në QKUK

Siguri

Vrasje në tentativë në Pejë: Pesë persona me ‘stupca’ dhe kallash sulmojnë babë e bir, 20-vjeçari dërgohet me urgjencë në QKUK

news image

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00 në fshatin Katundi i Ri në Pejë, ku pesë persona kanë sulmuar një burrë dhe djalin e tij 20-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës të Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se babë e bir janë dërguar atje me lëndime trupore, të cilat dyshohet se u ishin shkaktuar si pasojë e goditjeve me mjete të forta. Për shkak të natyrës së lëndimeve, i riu është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar një dëshmitar i cili ka pretendon se ka parë ngjarjen në tërësi dhe që ka dërguar në spital viktimat.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë një gare me qenë kur pesë persona ku njëri nga ta ishte i armatosur me kallash, ndërsa katër të tjerë mbanin në duar shufra të drurit, kanë filluar të sulmojnë fizikisht dy viktimat duke i goditur ata pa ndërprerë deri sa kanë rënë në tokë.

E pas kësaj, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me kallash në drejtim të 42-vjeçarit. Ky i fundit po ashtu ka dhënë dëshminë e tij në organet e hetuesisë, teksa dyshohet se është identifikuar edhe njëri nga të dyshuarit i cili ndodhet në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kanë marrë veprimet hetimore që çojnë në identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në ngjarje.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/