image Vrasje në tentativë në Gjilan, sherr për pronë mes katër personave  

Siguri

Vrasje në tentativë në Gjilan, sherr për pronë mes katër personave  

news image

Foto ilustruese


Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike. Në shumë raste, madje ato kanë përfunduar edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Gjilan, ku janë arrestuar katër persona të cilët janë përfshirë në një përleshje fizike shkaku i një kontesti pronësor.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku kanë bërë me dije se me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’ dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/