Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, pasditen e djeshme rreth orës 18:30, raporton Gazeta Sinjali.
Të arrestuarit dyshohen se kanë shkrepur breshëri plumbash në drejtim të një personi, në fshatin Shkozë të Malishevës.
Në vendin e ngjarjes, Policia njofton se ka gjetur dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.
Me vendim të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është ende duke u hetuar./GazetaSinjali/