Një tragjedi familjare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prilep. Një qytetar ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten dhe nënën e saj, ndërsa ka plagosur vëllain e bashkëshortes.
Në tentim të zmbrapset, lëndime ka marrë edhe vetë autori i tragjedisë, i cili së bashku me vëllain e bashkëshortes së ndjerë, janë dërguar në Spitalin e Prilepit për ndihmë mjekësore.
Prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka dhënë urdhër për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Prokuroria ka njoftuar se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion. /Gazeta Sinjali/