image Vrasja në tentativë në Prizren, arrestohen dy personat që shkrepën në drejtim të një automjeti

Siguri

Vrasja në tentativë në Prizren, arrestohen dy personat që shkrepën në drejtim të një automjeti

news image

Disa të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë në Prizren, më saktësisht në rrugën “Gani Saramati”, ku dy person nga automjeti ka gjuajtur në drejtim të një automjeti tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se dy të dyshuarit janë arrestuar tashmë si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Gazeta Sinjali ka raportuar se dy të dyshuarit e këtij rasti janë Xhevdet Kokollari dhe Taulant Kokollari.

Për rastin më herët për Gazetën Sinjali ka folur edhe Policia, e cila ka thënë se gjuajtja me armë ka ndodh derisa automjetet ishin në lëvizje.

Policia ka njoftuar se askush nuk ka marrë lëndime, derisa hetimet tjera janë duke u kryer për rastin e cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Me urdhër të Prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por sipas Policisë aty nuk është gjetur ndonjë gjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj.

/GazetaSinjali/