image Vrasja në Prishtinë, motivi dyshohet të jetë biznesi ilegal

Siguri

Vrasja në Prishtinë, motivi dyshohet të jetë biznesi ilegal

news image

Pak më parë ka ndodhur një vrasje në lagjen Dardania në Prishtinë, teksa në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës, ekipi i Forenzikës dhe Njësia Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se në veturë, ku edhe është kryer vrasja, kanë qenë tre persona. Po ashtu Sinjali mëson se shoferi është shtetas kosovar ndërsa viktima dhe dorasi janë shtetas të Turqisë.

Dyshimet fillestare për këtë vrasje janë se mund të jetë ngatërresë për shkak të një biznesi ilegal.

Policia ka arritur të lokalizojë banesën e dorasit ku është duke kryer edhe bastisje me urdhër verbal.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku thonë se kanë nisur hetimet.

/Gazeta Sinjali/