Gazeta Sinjali raportoi për një vrasje që ka ndodhur në lokalin Zhara në rrugën Gjin Gazulli në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta.
Siç ka mësuar Sinjali, i vdekuri nga arma e zjarrit dyshohet se është Gëzim Kastrati.
Kurse, i dyshuari për kryerjen e vrasjes mësohet se është Xhevdet Januzaj, profesor me profesion.
Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se dorasi Xhevdet Januzi kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit Gëzim Kastrati.
I ndjeri mësohet se ishte nisur për t’u hakmarrë për tentim-dhunimin ndaj vajzës së tij, por i ishte grabitur arma nga dorasi Xhevdet Januzaj i cili më pas e kishte vrarë.
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi. /Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.