image Policia jep detaje për vrasjen e 23-vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerëve në Mitrovicë

Siguri

Policia jep detaje për vrasjen e 23-vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerëve në Mitrovicë

news image

Një person i moshës 23-vjeçare ka vdekur në Mitrovicë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë, dy persona të tjera kanë mbetur të plagosur. Këtë e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari për vrasjen e 23-vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerëve është Valmir Selimi. /Gazeta Sinjali/