image Vrasja në Miçigan, ofrohen 10 mijë dollarë shpërblim për të gjetur prindërit e 15-vjeçarit të dyshuar

Botë

Vrasja në Miçigan, ofrohen 10 mijë dollarë shpërblim për të gjetur prindërit e 15-vjeçarit të dyshuar

news image

Marshallët amerikanë po ofrojnë një shpërblim prej 10 mijë  dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e prindërve të një adoleshenti të dyshuar për të shtënat vdekjeprurëse në shkollën në Miçigan.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter nga faqja zyrtare e Marshallëve Amerikan, transmeton Gazeta Sinjali.

James dhe Jennifer Crumbley akuzohen se kanë injoruar shenjat paralajmëruese përpara tërbimit të djalit të tyre që la të vdekur katër studentë. Ata janë akuzuar për vrasje të pavullnetshme, por nuk u paraqitën për gjykimin e tyre të premten.

Ethan Crumbley, 15 vjeç, akuzohet se përdori armën e babait të tij për të qëlluar me shokët e klasës në Miçigan. Ai është deklaruar i pafajshëm, shkruan BBC.

Autoritetet kanë lëshuar një urdhër arrest për çiftin dhe i thanë mediave amerikane se kishin nisur një kërkim pasi avokatët e Crumbleys nuk ishin në gjendje t’i kontaktonin ata me telefon.

Mirëpo, në një deklaratë të përbashkët për BBC-në,  avokatët  Shannon Smith dhe Mariell Lehman thanë se prindërit e 15-vjeçarit  po ikin nga zbatimi i ligjit, por siç thuhet në deklaratë ata ishin larguar nga qyteti natën e të shtënave “për sigurinë e tyre”.

Djali i tyre akuzohet se ka hapur zjarr ndaj kolegëve dhe mësuesve në shkollën e tij në Oksford, rreth 35 milje (60 km) në veri të Detroitit, të martën.

Katër të vrarët ishin Tate Myre, 16 vjeç, Madisyn Baldwin, 17, Hana St Juliana, 14 dhe Justin Shilling, 17 vjeç. Shtatë të tjerë u plagosën.

Ethan Crumbley po akuzohet si i rritur dhe po përballet me një akuzë për terrorizëm, katër akuza për vrasje të shkallës së parë, shtatë akuza për sulme me qëllim për vrasje dhe 12 akuza për posedim të një arme zjarri.

/GazetaSinjali/