Gazeta Sinjali raportoi sot për të shtëna me armë zjarri në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë, ku i dyshuari Tush Frroku, për motive akoma të panjohura shtiu me armë zjarri në drejtim të Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka mbetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.