image Vrasja në Gjakovë, Policia: Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Siguri

Vrasja në Gjakovë, Policia: Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

news image

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Gjakovë. Dyshohet se përleshja mes të rriturve nisi pas një zënke mes fëmijëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:30 ka pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra”.

Si pasojë e incidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Sipas policisë, në mesin e të lënduarve është edhe personi i dyshuar për rastin.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po zhvillojnë hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/