image Vrasja në Ferizaj: Viktima kishte rast aktiv për “dhunim në bashkëkryerje” ndaj një të miture

Drejtësi

Vrasja në Ferizaj: Viktima kishte rast aktiv për “dhunim në bashkëkryerje” ndaj një të miture

news image

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të 28 qershorit në Ferizaj, ku mbeti i vrarë shtetasi Florim Haxhidema, i cili sipas të dhënave zyrtare kishte një rast aktiv penal në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

I ndjeri akuzohej për veprën penale “Dhunim në bashkëkryerje” ndaj një të miture, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij ishte në zhvillim dhe lënda ndodhej në rigjykim pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Gjykata Themelore në Ferizaj kishte konfirmuar se seanca e radhës në këtë rast ishte planifikuar të mbahej më 15 korrik 2026.

Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se mes viktimës dhe të dyshuarës për vrasje, Arjeta Roshaj, nuk ka pasur raste të mëparshme të raportuara zyrtarisht në polici apo prokurori.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, e dyshuara ka deklaruar se ishte kërcënuar përmes rrjetit social Snapchat dhe se viktima, sipas saj, kishte ushtruar dhunë ndaj saj para ngjarjes fatale.

Autoritetet e drejtësisë po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe motivet që çuan në vrasjen e Florim Haxhidema.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/