image Vrasja në Batllavë/ Gjykata merr vendim për të dyshuarin - Sinjali

Vrasja në Batllavë/ Gjykata merr vendim për të dyshuarin

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Baki Brahimit, 48-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij, Gazmend Brahimit, gjatë ditës së djeshme, në Batllavë të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo masë u caktua me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. 

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në komunikatën e kësaj gjykate.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin