image Dalin detaje të reja për vrasjen e shqiptarit në Greqi

Rajon

Dalin detaje të reja për vrasjen e shqiptarit në Greqi

news image

Janë zbuluar tjera detaje për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar mbrëmë në Athinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat në Greqi shkruajnë se shqiptari ka pasur probleme me drejtësinë, kryesisht për raste me shpërndarje të drogës.

Ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit, një dëshmitar okular ka rrëfyer për mediat greke se ka parë personin që ka kryer ekzekutimin.

Sipas tij, autori ishte i veshur me një xhaketë gri, dhe lëvizte me makinë. Shqiptari është qëlluar me 4 plumba, tre prej të cilëve e kanë kapur, në pjesën e stomakut dhe në kokë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në Rrugën Liosion 104, pranë sheshit Attiki, Agios Panteleimonas në Athinë.

Pavarësisht se 39-vjeçari u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Edhe pse nuk ka ende një sqarim mbi arsyet e këtij ekzekutimi, autoritetet greke dyshojnë për prishje të pazarit të drogës. /Gazeta Sinjali/