image Vrasja e Valbonës dhe vajzës, shtyhet për të hënën shpallja e aktgjykimit ndaj Pjetër Ndrecajt

Drejtësi

Vrasja e Valbonës dhe vajzës, shtyhet për të hënën shpallja e aktgjykimit ndaj Pjetër Ndrecajt

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shtyrë për ditën e hënë shpalljen e aktgjykimit ndaj Pjetër Ndrecajt, i cili dyshohet për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali nga Gjykata Themelore në Gjakovë, ku kanë njoftuar se seanca është shtyrë për shkak të mungesës së transportit, për të sjellë të akuzuarin nga burgu e deri tek Gjykata.

Ndër të tjera kanë konfirmuar se shpallja e aktgjykimit është shtyrë për datën 14 shtator në orën 10:00.

Ndrecaj është akuzuar se në vitin 2018 kishte vrarë gruan e tij, Valbonën dhe vajzën 9 vjeçare.

Aktgjykimet e Gjykatës së Gjakovës dhe të Gjykatës së Apelit u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e cila urdhëroi gjykim nga fillimi.

Ndërkaq para disa ditëve i është dhënë fjala përfundimtare këtij rasti, ku i dyshuari Ndrecaj, derisa kishte dhënë mbrojtjen e tij, kishte treguar se në Polici e ka kuptuar se e kishte vrarë gruan e tij, Valbonën.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/