image Vrasja e Valbonës dhe vajzës, Gjykata ul dënimin ndaj Pjetër Ndrecajt

Drejtësi

Vrasja e Valbonës dhe vajzës, Gjykata ul dënimin ndaj Pjetër Ndrecajt

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim Pjetër Ndrecajn, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij.

Ndrecaj në nëntor të 2018 ishte dënuar me 24 vjet burgim.

Por në mars të 2019 Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij, në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Apeli kishte vlerësuar se gjykata e shkalles së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese. Por aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe asaj të Apelit u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e cila kishte kërkuar që procesi të kthehej nga fillimi.

Supremja kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, ku më pas Gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje. Në gusht të vitit 2018 34 vjeçarja Valbona Marku bashkë me vajzën e saj 9 vjeçare u qëlluan me kallashnikov nga bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj.

/GazetaSinjali/