image Vrasja e të riut nga Kukësi, Prokuroria Speciale e merr në duar rastin e Dibran Hoxhaj

Drejtësi

Vrasja e të riut nga Kukësi, Prokuroria Speciale e merr në duar rastin e Dibran Hoxhaj

news image

Rastin e vrasjes së 31-vjeçarit me origjinë nga Kukësi në Prizren, në të cilin të dyshuar janë Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe gjashtë persona tjerë e ka marrë në duar Prokuroria Speciale.

Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti.

“Rasti në fjalë tashmë ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Andaj, për informacione tjera lidhur me rastin, ju lutem drejtohuni tek kjo prokurori”, tha zëdhënësja Mehmeti.

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.

Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri me 3 mars 2023.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/