Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. J.
“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se në bashkëveprim ka kryer veprën ‘vrasje e rëndë’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.
Bakush Veseli vdiq pasi u godit me 17 plumba në një kafene në Gjilan. Deri tani janë arrestuar tre persona: Faton Osmani, Gëzim Bajrami dhe Irfan Veseli. Sot është arrestuar edhe personi i katërt.
Si ndodhi ngjarja?
Sinjali ka mësuar se të dyshuarit së bashku kishin ardhur me një veturë të markës ‘’Audi A3’’ dhe ishin ndalë tek një market, ku nga aty të armatosur kishin dalë dy nga të pandehurit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i ishin afruar të ndjerit, i cili ishte ulur në një kafiteri në Gjilan, të cilët pastaj kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Tutje Sinjali ka mësuar se të dyshuarit kishin qenë të armatosur me armë, njëri kishte pasur revole të kalibrit 9mm kurse tjetri të kalibrit 7,65mm.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/