image Vrasja e rreshterit Lika, ky është një nga lokacionet që u bastisë sot në Kaçanik

Siguri

Vrasja e rreshterit Lika, ky është një nga lokacionet që u bastisë sot në Kaçanik

news image

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar këtë mëngjes në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se vrasja e Muhamed Likës po shkon drejt zbradhjes, pasi Krimet e Rënda kanë arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, në Kaçanik.

Njëri nga të arrestuarit siç merr vesh Gazeta Sinjali është Fatmir B.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali deri tash janë arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali është edhe një ish-ushtar i FSK-së.

Në Kaçanik sot është bastisur edhe një lokal, njerëz të të cilit dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Lokali siç merr vesh Gazeta Sinjali është: Dyqani islam “Aksa”, para të cilit sot kanë qëndruar disa policë.

Ndryshe, disa të arrestuar janë kapur si të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale. Në vendet ku janë kryer kontrollet janë siguruar edhe dëshmi materiale, telefona dhe pamjeve te kamerave.

Në këtë aksion po marrin pjesë rreth 350 policë, mëson Gazeta Sinjali.

Bastisjet edhe më tutje po vazhdojnë.

Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.

Vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik kishte tronditur vendin. Ai u qëllua me armë zjarri më 1 prill.

/GazetaSinjali/