image Vrasja e rëndë në Lipjan/ Këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

Siguri

Vrasja e rëndë në Lipjan/ Këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lipjan, ku gjatë një përleshjeje mes pesë personave u përdorën edhe armë zjarri. Si pasojë një 22-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një kalimtar rasti, kanë mbetur të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se dy personat e dyshuar për vrasjen e rëndë janë Gazmend Selimi 45-vjeçar dhe Muhamet Gashi 23-vjeçar.

Sipas informacioneve të para Gashi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke ikur në drejtim të panjohuar.

E në arrati ndodhet edhe i dyshuari tjetër. Selimi është kërkuar nga Policia në vendbanimin e tij, por që nuk është gjetur.

Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të kapur dy personat e dyshuar, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në momentin që fajësia e tyre provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/