Policia ka dhënë detaje të reja për vrasjen që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Sipas policisë, viktima mashkull me inicialet A.S., fillimisht është plagosur por më pas nga plagët e marra ka ndërruar jetë.
Rasti është cilësuar si ‘Vrasje e rëndë”, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta.
Policia konfirmon se për këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar.
“Sot rreth orës 07:30, policia ka marrë informacionin per nje plagosje me arme zjarri ne rrugen Prishtine -Ferizaj.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga arma e zjarrit eshte plagosur viktima:
A.S, mashkull , shtetas i Republikes se Kosovës, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast.
Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë”, tha Flora Ahmeti zëdhënëse në polici për Rajonin e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/