image Vrasja e Liridonës, nesër do të dalin para gjykatës Naim Murseli dhe dy personat e tjerë të arrestuar

Drejtësi

Vrasja e Liridonës, nesër do të dalin para gjykatës Naim Murseli dhe dy personat e tjerë të arrestuar

news image

Natën e 29 nëntorit rezultoi tragjike për familjen e 30-vjeçarës Liridona Ademaj Murseli, e cila mbeti e vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se e njëjta ishte gruaja e ish këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, Naim Murselit, i cili vetëm dy ditë pas aktit do të arrestohej si i dyshuar për porosi të vrasjes së Liridonës.

Siç bën të ditur për Sinjalin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, nesër me fillim nga ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve, të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj.

Naim Mrseli fillimisht kishte deklaruar në Policinë e Kosovës për natën në fjalë se teksa po udhëtonin me Liridonën dhe fëmijët e tyre, u përballën me disa plaçkitës, nga të cilët arriti t’i largojë fëmijët, por jo edhe gruan të cilën sipas këtij deklarimit të tij, ia vranë plaçkitësit në fjalë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas hetimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, pista e dyshimit filloi të shfaqte rezultate, me ç’rast u arrestua vetë Naim Murseli, Granit Plava si i dyshuar për kryerjen e vrasjes pas një dakordimi me pagesë prej 30.000 euro, si dhe pjesëtari i FSK-së, Kushtrim Kokalla.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij akti të rëndë, ndërsa Sinjali do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja.

/GazetaSinjali/