image Vrasja e Klodian Rashës, familja e 25-vjeçarit do t’i marrë 600 euro çdo muaj nga shteti

Shqipëri

Vrasja e Klodian Rashës, familja e 25-vjeçarit do t’i marrë 600 euro çdo muaj nga shteti

news image

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka vendosur dhënien e një trajtimi të veçantë financiar ndaj familjes së të ndjerit, Klodian Rasha, transmeton Gazeta Sinjali.

Kështu, familjarët e 25-vjeçarit, që humbi jetën më datë 8 dhjetor, pas të shtënave me armë zjarri nga një efektiv i “Shqiponjave” do të marrin tetëfishin e pensionit social, saktësisht në total, 75 mijë lekë apo 606 euro.

Trajtimi i veçantë familjar, një trajtim ky financiar mujor do t’i paguhet kryefamiljarit, Qazim Osman Rasha.

Disa ditë më parë, i riu Klodian Rasha humbi jetën i qëlluar me armë zjarri në orën 01:45 të mëngjesit, nga Nevaldo Hajdaraj, polic i patrullave “Shqiponja”.

Polici u arrestua dhe më 11 dhjetor iu dha masa e arrestit me burg, pas kërkesës së prokurorisë, e cila e gjen atë fajtor për vrasjen tragjike. Kjo ngjarje, në të gjithë vendin, por më së shumti në Tiranë solli organizimin e protestave.

Më 9 dhjetor, protestuesit sulmuan Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme. Gjatë sulmit dhe goditjeve me gurë e sende të forta u lëndua rëndë një polic, i cili rrezikon të humbasë syrin.

/Gazeta Sinjali/