image Vrasja e katërfishtë në Velipojë/ Caktohet masa e arrestit për dy të plagosurit

Shqipëri

Vrasja e katërfishtë në Velipojë/ Caktohet masa e arrestit për dy të plagosurit

news image

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmedin  Dylin, dy personat e plagosur në masakrën e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë në ngjarjen ku mbetën të vrarë katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve.

Mediat në Shqipëri njoftojnë se prokuroria nuk ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse, për një masë më të butë për 17-vjeçarin Elmedin Dyli, për shkak të moshës së tij.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesnatën 27 qershorit në plazhin e Velipojës, ku humbën jetën Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Edmond dhe Xhovan Gocaj, si dhe 20 – vjeçari Musaen Zeneli.

Në këtë ngjarje dyshohet se janë përdorur minimalisht katër armë zjarri, dy pistoleta nga ana e familjes Ferracaku dhe një pistoletë dhe një automatik nga familja Gocaj, ndërsa në vendngjarje Policia ka sekuestruar gëzhoja plumbash të qëlluara me më shumë se një armë. /Gazeta Sinjali/