image Vrasja e gruas para Gjinekologjisë: Të dy familjet pranojnë se i dinin problemet - VIDEO

Sociale

Vrasja e gruas para Gjinekologjisë: Të dy familjet pranojnë se i dinin problemet – VIDEO

news image

Dhuna dhe presionet e përjetuara nga Hamide Magashi, që mbeti e vrarë të mërkurën nga i dyshuari, ish-burri i saj, nuk kanë qenë të panjohura për asnjërën prej familjeve.

Motrat e saj, janë deklaruar se Hamidja, ka qenë nën kontrollin e ish-burrit vazhdimisht, derisa ndaj saj është ushtruar edhe dhunë fizike.

Edhe në kohën kur ishte shtatzënë dhe e shtrirë në spital, i dyshuari kishte qëndruar vazhdimisht përreth objektit të Klinikës Gjinekologjike duke e thirrur, e duke e kërcënuar, njofton Klan Kosova.

Në familjen e të dyshuarit i cili vazhdon të jetë i arratisur, nuk kanë pranuar të flasin, megjithatë kanë mohuar që kanë pasur kontakt me birin e tyre.

Megjithatë, sipas babait të Sokol Halilit, problemet e çiftit kanë nisur që nga shtatzënia.

Policia gjatë ditës ka gjetur veturën e të dyshuarit, të cilën pas hetimit e kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së tij, ndërkaq megjithëse disa herë kanë pasur sinjal nga telefoni i tij, ende nuk kanë rezultuar me arrestim.

/GazetaSinjali/