image Vrasja e gazetares malteze, dorëhiqet edhe një ministër

Siguri/ Vrasja e gazetares malteze, dorëhiqet edhe një ministër

news image

Ministrja e Maltës për ishullin Gozo, Justyne Caruana dha dorëheqjen sot pas raportimeve në media për lidhjen e burrit të saj me një oficer policie dhe të dyshuarin për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Sipas ‘Maltese Sunday Times’, burri i saj po udhëtonte për në Londër për një ndeshje futbolli me biznesmenin Yorgen Fenech në shtator 2018, kur ky i fundit ishte nën hetime.

“Unë jam duke dhënë dorëheqjen si ministre, pasi janë publikuar raportet në media, megjithëse nuk kam asnjë lidhje me të,” tha Caruana në letrën e saj të dorëheqjes.

Dje, burri i saj, Silvio Valletta, i cili drejtoi hetimin për vrasjen dhe u pushua nga çështja në mes të vitit 2018 për një konflikt interesi, tha se ai nuk e dinte që Fenech ishte i dyshuar kur udhëtonte me të.

Disa zyrtarë të qeverisë së ish-kryeministrit Joseph Muscat gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen për krizën politike pas vrasjes së gazetares Daphne Galizia në vitin 2017, dhe disa ditë më parë këtë e bëri edhe shefi i policisë në Maltë.

Corinne Vella, motra e gazetares së vrarë, e përshëndeti dorëheqjen, por tha se kjo duhet të kishte ndodhur në vitin 2018.

“Ministrja duhej të tërhiqej menjëherë pasi të dinte për lidhjen e burrit të saj me Fenech. Një polic i moshuar nuk duhet të konsultohej me një njeri për të cilin ishte menduar se do të hetoj. Është shumë shqetësuese,” tha ajo. /Gazeta Sinjali/