image Vrasja e ferizajasit në Londër, arrestohet një i dyshuar - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15472

Të shëruar

13278

Të vdekur

622

Detaje/ Vrasja e ferizajasit në Londër, arrestohet një i dyshuar

news image

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Flamur Beqirit në Londër. Anis Hassimi, është personi i arrestuar, i dyshuar për vrasjen e kosovarit. Arrestimi i tij u bë në aeroportin e Kopenhagenit, në Daminarkë.

Anis Hassimi, jeton në Suedi, përkatësisht në Malmon, aty ku shqipari i vrarë eshte arratisur në vitin 2016 pasi mori kërcënime me jetë.

Në polici ai ka mohuar përfshirjen në vrasje. “Ai mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Flamur Beqiri dikur ishte një nga kriminelët “më të kërkuar” të Suedisë. Ai në vitin 2008, u dyshua se ishte pjese e një bande e cila trafikoi kanabis, me vlerë prej 2 milion euro.

Flamur Beqiri, u vra ditën e Krishtlindjes, para derës së vilës së tij 1.5 milionë eurosh në Londër. Shqiptari u qëllua 10 herë nga disa persona, në sy të gruas dhe djalit të tij.

Beqiri ishte i martuar me Debora Krasniqi, të cilën e takoi në Facebook. Martesa e tij, bëri buje të madhe. Ata organizuan një martesë luksoze në Tetor të vitit 2018 në Liqenin e Como. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin