image Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Drejtësi

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

news image

Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Endrit Nikës, i dënuar me 18 vjet burg për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Gjykata e Apelit po shqyrton ankesat e paraqitura nga palët lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa gjatë seancës pritet që mbrojtja dhe Prokuroria e Shtetit të paraqesin argumentet e tyre.

Endrit Nika ishte shpallur fajtor në shkallën e parë dhe ishte dënuar me 18 vjet burgim për këtë rast. Vendimi i Apelit pritet të jetë vendimtar për fatin e mëtejmë të procesit gjyqësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/